Policia gjen dhe konfiskon kamerë të maskuar në Leposaviq, Prokuroria hap rast incizim i paautorizuar (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 13:45 21.01.2025 13:45 Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në komunën e Leposaviqit. Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Ai po ashtu konfirmoi se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale ‘incizim i paautorizuar’. Kjo është kamera e tretë e maskuar që gjendet në veri, dy paraprakisht ishin fshehur në Mitrovicë të Veriut në air condicioner.