Policia e Shtetit: Nuk po survejojmë familjen e Lulzim Bashës NULL NULL 01.06.2018 13:46 01.06.2018 13:46 Policia e Shtetit përgenjeshtron se është duke survejuar familjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur spekulim mediatik. “Përgënjeshtrim rreth lajmit se familja Basha mbahet nën survejim – përmbajtja e shkrimit, një spekulim mediatik për qëllime të mbrapshta Nuk është aspak e vërtetë që familja e z.Lulzim Basha, kryetar i PD-së, apo familjarë të tij, të mbahen nën vëzhgim nga forca policore. Përmbajtja e shkrimit është tërësisht një spekulim mediatik me synim mashtrimin dhe keqinformimin e opinionit publik për qëllime që i gjykojmë të mbrapshta. Me keqardhje konstatojmë se lajmi në fjalë duket i fabrikuar nga zyrat e një partie politike dhe jo nga redaksi serioze, raporton TCh, transmeton Klan Kosova. Informimi i publikut rreth veprimtarisë së institucioneve të shtetit është një e drejtë e garantuar me ligj, prandaj nëse dikush do të kishte interes rreth së vërtetës, do ta merrte informacionin lehtësisht në rrugë zyrtare. Me këtë rast theksojmë se z.Basha përfiton nga statusi si kryetar i opozitës, masa shtesë dhe shoqërohet nga forca të Gardës së Republikës. Por nuk ka në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, monitorim survejues të tij nga strukturat e Policisë së Shtetit. Duke vlerësuar rolin e medias, Policia e Shtetit është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo çështjeje me interes publik, në funksion të mirinformimit të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e plotë të policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025