Policia e Shqipërisë kërkoi ndihmë nga alpinistët e Kosovës për të tërhequr viktimën nga humnera në Valbonë NULL NULL 10.05.2022 23:02 10.05.2022 23:02 Një turist 30-vjeçar nga Gjermania sot ka humbur jetën në alpet në mes Valbonës dhe Thethit. Sipas raportimit nga mediet në Shqipëri, gjermani ka rrëshqitur në akull dhe ka rënë në humnerë, me ç’rast ka vdekur. Për të nxjerrë trupin e viktimës, gjatë kalimit në shtegun malor Valbonë-Theth, komisariati i Policisë së Shqipërisë ka kërkuar ndihmë nga alpinistët e Kosovës. Kështu bëhet e ditur nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës. Por, kur ata arritën në vendngjarje, viktima ishte tërhequr nga vendi ku ishte aksidentuar.