Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Kosovës përcolli qytetarët serbë për në kishën “Shën Nikolla” të Prishtinës

NULL NULL
28.09.2021 18:35

Policia e Kosovës sot ka përcjellë disa qytetarë serbë për vizitë dhe pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë, sipas kërkesës së parashtruar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ceremonia ka filluar nga ora 10:30, pastaj janë zhvilluar edhe aktivitete tjera dhe është përfunduar rreth orës 12:50, pa ndonjë problem, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre”.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.