Policia e Kosovës kërkon nënën nga Kukësi – e dyshuar për kanosje të bashkëshortit dhe braktisje të djalit (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 20:00 11.06.2025 20:00 Pas tetë vitesh dashurie dhe përpjekjesh në heshtje, viti 2023 ishte momenti kur Selajdin Musaj u detyrua të kërkonte ndihmë nga institucionet e drejtësisë. Ai nuk kërkonte vetëm drejtësi, por edhe mbrojtje nga kërcënimet e ish-bashkëshortes, e cila, sipas tij, synonte t’ia merrte të birin. Megjithëse iu drejtua Policisë së Kosovës, Musaj thotë se nuk mori asnjëherë mbrojtje – as për veten dhe as për djalin e tij. Kërcënimet, sipas tij, nuk përfunduan as në vitin 2024. Për të njëjtën arsye, ai u detyrua të shkojë sërish në polici, por edhe këtë herë ankesat e tij nuk morën përgjigje. Ai thotë se nuk është njoftuar asnjëherë nga askush për ecurinë e rasteve. KIKS Kosova dërgoi pyetje në Policinë e Kosovës. Sipas përgjigjes zyrtare, ndaj Dorina Matës janë iniciuar dy raste dhe ajo aktualisht është në kërkim nga policia e Kosovws. Por pavarësisht këtyre të dhënave, Selajdin Musaj thotë se rasti i tij asnjëherë nuk ka përfunduar në Prokurori. KIKS Kosova i është drejtuar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 6 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë