Policia e Kosovës gati për ”Zgjedhjet lokale 2017” NULL NULL 22.10.2017 06:20 22.10.2017 06:20 Me qëllim të mbajtjes së qetësisë dhe sigurisë në vend në ditën e sotme kur dhe mbahen zgjedhjet lokale, Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka plan operativ të parparë për realizimin e operacionit të tyre në katër faza. Plani i tyre do vazhdojë tutje edhe gjatë periudhës pas zgjedhore, ku policia bën të ditur se parasheh transportin e materialit sensitiv deri në përfundimin e procesit të numërimit, nën përcjelljen e tyre, transmeton Klan Kosova. Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe njoftimin e të gjithë zyrtarëve policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor. Njëkohësisht Departamenti i Policisë së Kosovës, njofton do iniciojë dhe procedojë çdo vepër penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj. Policia e Kosovës, në krye me menaxhmentin e saj, ripërsërit se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit në ditën e sotme të Zgjedhjeve Lokale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 10 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 18 orë më parë