Policia e Kosovës demanton deklarimet e Vulin: S’ka informacione për gjuajtje me armë në Drenicë NULL NULL 09.09.2018 11:40 09.09.2018 11:40 Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se në zonën e Drenices, ka pasur kërcënime dhe të shtëna armësh nga veteranët e UÇK-së, në drejtim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në një prononcim për klankosova.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se nuk posedojnë informacione të tilla: ”Ndërsa lidhur me raportimet në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar si të dyshuar”. ”Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni”, ka sqaruar Kelani. Policia e Kosovës, sipas Kelanit është e gatshme do të zbatoj në përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës, në lidhje me vizitën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq ne Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 3 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 9 orë më parë