Policia e Kosovës bastis familjet e Grupit të Kumanovës (VIDEO) NULL NULL 15.05.2015 20:03 15.05.2015 20:03 Klan Kosova ka kuptuar se policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë. Familja Daci nga Irzniqi i Deçanit është vizituar nga policia paraditen e së premtes. Gazetari Kosovë Gjoci ka qëndruar me familjen dhe ka sjell më shumë detaje rreth kësaj vizite. Në shtëpinë e Dacëve aksioni policor i bastisjes është zhvilluar me pretekstin se dyshohen për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, Asim Daci, i cili në momentin e ardhjes së forcave policore gjendej në shtëpi, shprehet i mllefosur me veprimet e autoriteteve kosovare. Asim Daci tregon se policia kërkonte të dinte se cila është lidhja e tyre me Beg Rizajn, njëring nga udhëheqësit e Grupit të Kumanovës. Klan Kosova ka kuptuar se policia ka bastisur edhe familjet e Mirsad Ndrecajt dhe Sami Ukshinit, por anëtarët e familjeve tyre kanë mohuar një gjë të tillë. Ndonëse të bastisurit kanë deklaruar se e gjithë kjo kishte lidhje me rastin e Kumanovës, policia në një komunikatë për media ka thënë së ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rëndësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e çfarëdolloj veprave kriminale, transmeton Klan Kosova. Komunikata e policisë konfirmon se sot ka pasur bastisje në 38 lokacione, kryesisht në shtëpi banimi në qytetin e Prishtinës, Gjilanit, Pejës, Gjakovës, Ferizajt dhe Prizrenit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 9 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë