Policia e Kosovës arreston një të dyshuar, kërkohej nga Gjermania NULL NULL 31.12.2025 18:17 31.12.2025 18:17 Foto ilustrim Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti FAST, ka arrestuar një të dyshuar të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në njoftim thuhet se sot rreth orës 14:00, nga policia është arrestuar një shtetas kosovar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane. “Ai kërkohej nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara sipas ligjeve gjermane. Me aktvendim nga prokurori kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.