Policia do të hetojë rrethanat e vrasjes së gorillës NULL NULL 01.06.2016 08:17 01.06.2016 08:17 Policia në qytetin amerikan Cincinnati ka thënë se do të hetojë rrethanat rreth vrasjes së gorillës në kopshtin zoologjik, pasi një djalë katër vjeçar kishte hyrë në kafazin e saj, transmeton Klan Kosova. Prokurori i qarkut të Hamiltonit,Joseph Deters ka thënë se “hetimet e policisë kanë përfunduar dhe se ata do të bisedojnë me zyrën tonë për akuza të mundshme penale”. Zyrtarët në kopshtin zoologjik kanë thënë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveçse të vrasin gorillën për ta shpëtuar fëmijën, dhe ka mbrojtur masat e saj të sigurisë rreth habitatit të gorillës. Aktivistët për të drejtat e kafshëve e kanë akuzuar kopshtin zoologjik për neglizhencë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.