Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia deklarohet për vdekjen e një personi në Rrugën B

NULL NULL
09.05.2025 16:50

Një person ka humbur jetën në Rrugën B në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Klankosova.tv se viktima ka pësuar lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmet.

Klankosova.tv merr vesh se viktima ka plagosur bashkëshorten e tij.

lajme të ngjashme