Policia deklarohet për aksidentin në Kopiliq të Skenderajt NULL NULL 28.06.2025 14:37 28.06.2025 14:37 Aksident në Kopiliq të Skenderajt - 28.06.2025 Një aksident mes dy veturave në fshatin Kopiliq të Skenderajt la të lënduar nëntë persona. Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 10:40 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Kopiliq. Në aksident janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë persona”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit policor. Klankosova.tv ka mësuar se nga aksidenti është lënduar edhe një fëmijë, i cili është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor, por që ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Aksident në Kopiliq të Skenderajt, nëntë persona të lënduar – ndër ta edhe një fëmijë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buxhovi: Serbia e ka shfrytëzuar vazhdimisht 'Vidovdanin' për të prodhuar nacionalizëm (VIDEO) 12 minuta më parë
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 1 orë më parë