Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia deklarohet për aksidentin e rëndë në Koshtovë

NULL NULL
04.12.2025 16:04
Foto nga Klan Kosova
Foto nga Klan Kosova

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për Klankosova.tv se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai.

Ndërkaq, burime të gazetares së Klan Kosova, Amantina Hasani, një 53-vjeçare gjendet në gjendje të rëndë, dhe është transportuar në emergjencë.

Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Koshtovë, një grua dyshohet se është në gjendje kritike

lajme të ngjashme