Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia bën thirrje për informacione, trupi i foshnjës së pajetë dërgohet në Mjekësinë Ligjore

NULL NULL
19.05.2025 14:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një foshnjë e posalindur dhe pa shenja jete është gjetur në një deponi të mbeturinave.

Lidhur me rastin e rëndë është deklaruar edhe Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha për Klankosova.tv se bashkë me Prokurorin e Shtetit me seriozitet poe hetojnë rastin.

“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, deklaroi Borovci për Klankosova.tv.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante  policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se  foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, theksoi ai./ Klankosova.tv.

lajme të ngjashme