Policia arreston personin që e goditi me grusht të moshuarin në Rrugën C (VIDEO) NULL NULL 21.01.2022 21:38 21.01.2022 21:38 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të premte ka arrestuar një person në Rrugën C, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një të moshuar. “Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”. “Personi i dyshuar, A.M., mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Më tej, policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rrahje tek Rruga C, goditet me grusht një i moshuar (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025