Policia arreston një grua të dyshuar afër shtëpisë së Drake NULL NULL 01.04.2021 10:21 01.04.2021 10:21 Rezidenca masive e Drake është kontrolluar nga policia të martën pasi një grua u gjet afër pronës së tij në Toronto. Policia tha për TMZ se ata iu përgjigjen një thirrjeje pasdite dhe kapën një grua para se ajo të hynte në shtëpinë e Drake. Nuk raportohet për të lënduar dhe policia po heton pasi kontrolloi shtëpinë. Një burim i afërt me Drake ka thënë për TMZ se reperi ishte në shtëpi në atë kohë, por gruaja nuk arriti të hynte brenda. Kishte raportime se gruaja e dyshuar ishte e armatosur me një thikë dhe kishte goditur rojet e tij të sigurisë mirëpo policia tha se kjo nuk është e vërtetë, transmeton Klan Kosova.