Policia arreston në Bërnjak dhe e ndalon për 48 orë, serbin Sreçko Sofronijeviq NULL NULL 13.04.2024 15:18 13.04.2024 15:18 Policia e Kosovës ka arrestuar sot për prishje të rendit kushtetues të Kosovës, serbin, Sreçko Sofronijeviq. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani. Arrestimi i tij është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh. Sofronijeviq ishte në kërkim nga autoritetet e Kosovës, si pjesëmarrës në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e mallrave kontrabandë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë