Policia arreston natën qytetarët nëpër banesa për protestën te “Rruga e Kombit” NULL NULL 01.04.2018 09:59 01.04.2018 09:59 Policia e Kukësit ka arrestuar nëpër banesat e tyre disa persona që mendohet të kenë qenë pjesëmarrës në protestën kundër taksës së “Rrugës së Kombit”. Sipas familjarëve të personave të arrestuar, të afërmit e tyre janë marrë nga efektivë policie me maska rreth orës 03:00, transmeton Tch. Nuk dihet ende numri i personave të arrestuar. Protesta e së shtunës degjeneroi në përplasje me policinë dhe shkatërrim e djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kërcënoi ditën e djeshme se të “gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar”, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike. “Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin”, shkroi kreu i qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani 14 minuta më parë