Policia arreston arsimtarin që dyshohet për dhunë ndaj nxënësit NULL NULL 07.03.2026 08:54 07.03.2026 08:54 Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim policor. “Mamushë 06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, njofton PK. /Klankosova.tv