Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes në kushte të mjegullës NULL NULL 02.01.2025 12:50 02.01.2025 12:50 Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve gjatë mjegullës, duke theksuar rreziqet që kjo gjendje paraqet për sigurinë në trafik. Në njoftim, policia këshillon drejtuesit që të përdorin dritat e mjegullës për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të dukshëm për shoferët e tjerë. Po ashtu, përmendet rëndësia e mbajtjes së shpejtësisë nën kontroll dhe ndjekjes së krahut të djathtë të rrugës për të shmangur përplasjet e mundshme, njofton Klankosova.tv. “Mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke bërë që shoferët të mos e kuptojnë saktë shpejtësinë e automjeteve përpara tyre”, shkruhet tutje në postimin e policisë në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.