Polici sportist, Cena ia merr “njohjen” Spanjës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 04.10.2023 20:38 nga Qendresa Sinani 04.10.2023 20:38 Një medalje që polici Anton Cena, e fitoi në Spanjë të mërkurën në Garat Evropiane për Policë, Doganierë e Zjarrfikës, e ka në plan t’ia dhurojë familjes Bunjaku. Afrimin, tashmë hero i Kosovës që u vra në veri, ai tha se e pati nxënës e koleg të mirë. Cena që është i vetmi zyrtar policor që po merr pjesë në këto gara në një shtet që nuk e njeh Kosovën, ka thënë se atje loboi goxha për vendin. “Unë i kam thënë është turp i madh që Spanja si shtet demokratik mos ta lejojë shpalosjen e flamurit, dhe pastaj në hapje zyrtare e kam shpalosur flamurin e Kosovës”, u shpreh Cena. Megjithëkëtë, udhëtimi nuk është se shkoi krejt pa telashe, meqë ai u detyrua që në Spanjë të shkojë me pasaportë belge. Cena doli i pari në dy disiplina të xhudos si dhe në garat e notit në 2000 metra, derisa për të katërtën herë u shpall kampion Evrope.