Polici jashtë detyrës mbetet i plagosur në Doganaj të Ferizajt (VIDEO) NULL NULL 22.07.2025 09:14 22.07.2025 09:14 Në Doganaj të Ferizajt ka ndodhur një përleshje fizike ku ka mbetur i plagosur edhe një polic që ishte jashtë detyrës. “Një mosmarrëveshje në trafik ka cuar tek një përleshje fizike mes dy personave e që njëri ka qenë zyrtar policor, e tjetri qytetar i rëndomtë, në fshatin Doganaj të Ferizajt”, ka thënë korrespondentja Qliresa Hasani në Ora 7 të Klan Kosovës. Ata janë përleshur mes vete dhe rrjedhimisht janë plagosur me armë zyrtare të policit mirëpo polici ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Përpos këtyre dy personave, katër të tjerë janë arrestuar nga policia, ndërkaq polici është Argjend Sadriu, ndërsa edhe një qytetar tjetër, janë në QKUK duke marrë trajtim mjekësor dhe si pas raportimeve deri më tash gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”.