Polici dëshmitar në rastin “Banjska”: Humbja e Afrim Bunjakut më ka thyer emocionalisht NULL NULL 12.06.2025 11:00 12.06.2025 11:00 Zyrtari policor, Elez Peci e përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rastin “Banjska”, duke treguar se është emocionalisht i lënduar pas humbjes së rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga kriminelët serbë në vitin 2023. Ai tha se humbja e tij ka qenë fatale. “Jam emocionalisht shumë i lënduar, kam pasur afërsi të madhe me Afrimin, humbja ka qenë fatale. Ka lënë prapa fëmijë, tjetër nuk di. Jam i gatshëm të dëshmoj sa herë që më thirrni”, tha polici Peci, njofton Klankosova.tv. Paraprakisht, polici ka dhënë detaje rrëqethëse mbi atë që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Seancën e ndoqi nga afër gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani e cila do të japë detaje gjatë edicioneve të lajmeve, njofton Klankosova.tv. Dëshmia e policit në rastin “Banjska”: Radojçiqi dhe Veselinoviqi lëviznin me përcjellje “Shpërthimi ma humbi balancën”, polici Peci jep detaje të frikshme të sulmit në Banjskë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë