Policët e liruar do të sillen në Merdare NULL NULL 26.06.2023 11:32 26.06.2023 11:32 Policët Janë liruar tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga njësitë speciale më 14 qershor. Vendimi për lirimin e tyre e mori sot Gjykata e Kralevës. Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi, do të sillen në pikën kufitare në Merdare. Lajmi u konfirmua për Klan Kosovën nga sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS