Policët arrestojnë burrin që ua ofroi 100 euro ryshfet NULL NULL 11.10.2025 08:47 11.10.2025 08:47 Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një kundërvajtjeje në trafik, iu ofroi policëve 100 euro ryshfet. Policia ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një kundërvajtje në trafik ka ofruar 100 € zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.