Polemika e pagave: Kush s’po e thotë të vërtetën për 2,200 eurot e policisë? (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 02.11.2023 20:15 nga Flamur Gajtani 02.11.2023 20:15 24 orë pas njësitit më elitar të Policisë së Kosovës, u raportua se Njësia Speciale Operative protestoi brenda zyrave të enjten. Por diçka të tillë mohoi Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri. Për të pakënaqurit e Njësitit Special Intervenues, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e kryeministri Albin Kurti thanë të mërkurën se muajt e fundit morën nga 2 mijë e 200 euro. Sipas një koloneli policie në pension, të dy shtrembëruan të vërtetën meqë NjSI u pagua veç për punën që jashtë orarit. Kjo nuk përkon me rritje as sipas sindikatës, që konfirmon pagën bazë të një polici protestues e cila është 619 euro. Edhe përmendja nga Kurti e 10 mijë euro pajisjeve që ky njësit bartë, po quhet non-sens. Një ditë pas daljes së tyre në rrugë, institucionet kosovare nuk reaguan, e as kryeministri nuk deshi të flasë për këtë kur u pyet të enjten nga gazetarët.