Polakët hulumtime gjeologjike në Kosovë NULL NULL 16.06.2015 13:56 16.06.2015 13:56 Kompania Realloys nga Polonia, ka shprehur interesim për hulumtime gjeologjike në Kosovë, ka njoftuar Bashkim Bekolli, zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Klan Kosova. Menaxhmenti i kësaj kompanie zhvilloi sot një takim me Ferat Shalën, zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, ku u tha se kompania polake, nëse merr fonde nga programi i Bashkimit Europian “Horizonti 2020”, do të kryejnë në Kosovë “disa hulumtime gjeologjike, zonat ku ka burime minerale dhe në zonat me mbetje industriale”. “Zëvendësministri shprehi gatishmërinë për t’i përkrahur dhe ndihmuar”, thuhet në komunikatën e ministrisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 1 day