Poezi: E bukur nën dritat më të ashpra NULL NULL 23.10.2020 15:58 23.10.2020 15:58 Ajo duket bukur nën dritat më të ashpra Madje edhe nën dritën e banesës time. Bardhësi më të shëmtuar s’njeh jeta ime Sa ajo e ndriçimit të poçit kursimor, Aq sa urrej idenë e një parajse të bardhë kësisoj. Por ajo duket bukur edhe nën dritat më të ashpra, Nën neone qorruese supermarketesh Nën drita katile spitalesh, barnatoresh, N’atë dritën e poshtër të ditës së vrerët Që vë në pah hiperpigmentimin, njollat e moshës, Eritemën, thellësinë e vrimave, Nën ndriçimin e dritës më të ashpër Që ekspozon çdo të metë, çdo kompleks, Mbresën më të cekët, më të imtën të zgjeruar pore, Por ajo kundërpërgjigjet me një dritë më të fortë Por më të bukur, një jetë më të bukur. Një pëllëmbë ballë saj qëndroj, dhe e vështroj; Me sy i përshkoj lëkurën e pashenjë, Atë teksturë të lëmuar që dëshmohet Në përthyerjet më zbuluese të dritës. Në sytë e saj rron vetëbesimi. Në buzëqeshjen e saj plot shend Lind dielli. E bukur në të gjitha llojet e dritave. Në të gjitha format e përthyerjes së tyre. Nën hijen e tyre. E bukur. Kurdo. Kudo. Sido. Sikur ta dish pse jam i pafjalë para teje Sikur ta kuptosh tash se Vazhdon të dukesh bukur Nën dritën më shëmtuese në botë! I mposhtur. I mposhtur. Unë i fik dritat. Barabarësi në verbëri. Kaq. 23 tetor, 2020 Shkruar nga: Lum Gashi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025