Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po troket titulli i katërt, Drita i jep goditjen e fundit Ballkanit

NULL NULL
11.03.2025 15:40

Liderja e Superligës e ka fituar kryendeshjen e sotme kampionale ndaj Ballkanit.

Pikërisht ish-futbollisti i këtyre të fundit, Veton Tusha, e zhbllokoi takimin e sotëm në minutën e 77-të.

Paraprakisht, “Intelektualëve” iu lehtësuan punët, kur mbrojtësi i suharekasëve, Gentrit Halili, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtu nga gjyqtari, raporton Klankosova.tv

Në fund të kësaj përballje, Kastriot Selmani i dha fund dilemës së fituesit, duke realizuar për rezultatin përfundimtar, 2-0.

Pas këtij triumfi, gjilanasit në 13 pikë më shumë se “Xhebrailat”, janë afruar te titulli i katërt kampion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.