Po të shkonte Thaçi në Beograd, do të arrestohej NULL NULL 01.06.2016 17:33 01.06.2016 17:33 Kur Hashim Thaçi do të vinte në Beograd, me siguri do të arrestohej, meqë gjykata në Beograd ka dhënë urdhër për arrestimin e tij – ka thënë për “Vecernje novosti” Milan Petroviq, prokuror për krime lufte, shkruan tvmost.info, transmeton Klan Kosova. Sipas Petroviq, edhe pse ky urdhër arrest është dorëzuar në Interpol, kjo organizatë ndërkombëtare mund ta ndalojë në bazë të Asamblesë së Përgjithshme të saj. Përndryshe, Thaçi në rastin tonë është në fazën e hetimit, meqë po akuzohet për shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës, ka deklaruar Petroviq. Thaçi sipas tij është dënuar në vitin 1997 në mungesë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 10 vjet burg për vepra penale të terrorizmit, dhe më vonë është ngritur aktakuza e dytë kundër tij në vitin 2002 për arsye të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të gjenocidit. Më tej Tvmost shkruan se gjatë pranverës së kaluar u njoftua se Thaçi do të ishte pjesëmarrës në konferencën e integrimit evropian, e cila do të mbahej në Beograd, por më pas zyrtarët serb kanë njoftuar se aty do ta presin me pranga. Udhëheqësi i UÇK-së në vitin 2003 u arrestua në Budapest, por pas disa orësh është liruar me intervenimin e shefit të UNMIK-ut Michael Stajner. Çështja e urdhër arrestit ndërkombëtar për Presidentin e Republikës së Kosovës është ngritur për shkak të mbërritjes së tij në Sarajevë për samitin “Brdo-Brion” gjatë fundjavës së kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 3 minuta më parë