Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Po luftoj e vetme për drejtësi”, gruaja e ish-policit të arrestuar në Serbi ndihet e braktisur nga shteti

NULL NULL
07.07.2025 14:51

Arieta Spahiu, gruaja e Arbnor Spahiut,  ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që ndodhet tash e një muaj në paraburgim në Serbi, ka reaguar përmes një letre publike, ku kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet e Kosovës, si dhe reagim nga faktori ndërkombëtar.

Në letrën e saj, ajo thotë se është në gjendje të rëndë emocionale dhe e zhgënjyer thellë me mungesën e reagimit institucional.

Ajo pohon se ka kontaktuar të gjitha instancat shtetërore, nga presidenca e deri te ministritë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, transmeton Klankosova.tv.

“Kam dërguar letra, kërkesa, lutje – në presidencë, në kryeministri, në ministri, në çdo institucion që ekziston. Por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Jo një telefonatë. Jo një interesim. Heshtje totale. Si mund të jetë kjo mënyra se si një shtet i trajton njerëzit e tij?”, ka theksuar ajo.

Arieta thotë se është duke u përballur e vetme me një barrë të madhe, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare që të mos e lënë në heshtje këtë rast, për të cilin ajo insiston se është i padrejtë.

“Çdo derë më është mbyllur. Nuk po ndjehem më si pjesë e këtij shteti. Po përpiqem të mbroj të drejtën e një njeriu që besoi në shtetin e tij, dhe tani është lënë vetëm shton ajo.

Në fund të letrës, Arieta i bën një thirrje të fuqishme institucioneve që të mos heshtin më, duke e përmbyllur me fjalët: “Ju lutem, mos e injoroni zërin tim. Reagoni, sa nuk është vonë”.

Ish-polici, Arbnor Spahiu ndodhet në paraburgim në Suboticë, Vojvodinë- Serbi, tashmë qe një muaj nga arrestimi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.