Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po e refuzove dashurinë e kolegut, ai mund të të kidnapojë

NULL NULL
10.11.2015 15:00

Një grua e cila është kidnapuar për orë të tëra nga kolegu i saj i punës, ka arritur të ikë nga shtëpia e tij në Louisiana e më pas është shpëtuar nga një prift.

Mario Perez-Roque është burri 56 vjeçar, i cili e ka rrëmbyer kolegen e tij kur ajo po dilte nga shtëpia e saj për të shkuar në punë, shkruan revista amerikane People, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja e kidnapimit është çështje ndjenjash.

Mario Perez ishte shumë i dashuruar në kolegen e tij, dhe pasi ajo disa herë kishte refuzuar të kishin një lidhje bashkë, ai kishte vendosur ta kidnaponte.

Si vendin ideal për ta dërguar gruan, Mario e kishte zgjedhur shtëpinë e tij e cila ishte e mbushur me kamera.

Pas disa orëve qëndrimi e lidhur në shtëpinë e Marios, ajo ia kishte arritur ta lirojë veten dhe të ikë nga shtëpia. Gruaja ka treguar se në momentin që i kishte hapur sytë(pasi që ia kishte lidhur me një leckë) e kishte parë se ishte e ulur në një karrige e cila qe e vendosur në një portret të madh të sajin.

Gary Messina, prifti i cili ia ka dhënë ndihmën gruas që po ikte, ka thënë se ishte në veturë me gruan e tij, kur në momentin e ngjarjes.

lajme të ngjashme