Plot shkëlqim për festat e fundvitit (VIDEO) NULL NULL 22.12.2019 14:00 22.12.2019 14:00 Festat e fundvitit na gjejnë të mbledhur me më të dashurit tonë për darka dhe ndejat më të bukura e më glamuroze. Secila shtëpi mbushet me dekorimet e ngrohta dhe plot shkëlqim gjatë kësaj periudhe. E pse të mos shkëlqejmë dhe ne? Fundviti gjithmonë sjellë rrobat e mbushura me shkëlqim dhe xixa, ngjyrat e arta dhe të agjendit. As ky vit nuk përbën ndryshim ndonëse stilimet mund të jenë të ndryshme. Pantallona me bluzë me xixa apo fustan që shkëlqen i tëri? Më poshtë keni disa dukje që mund t’ju ndihmojnë në përzgjedhjen tuaj.