Play-off i Champions League, shorti rezervon duele interesante NULL NULL 30.01.2026 13:26 30.01.2026 13:26 Shorti për raundin play-off të UEFA Champions League u zhvillua sot në Nyon, Zvicër. Në këtë fazë garojnë skuadrat që përfunduan nga vendi i 9-të deri në 24-të në fazën e ligës, ndërsa fituesit do të kualifikohen në 16-shet për të u bashkuar me tetë ekipet më të mira direkt të kualifikuara. Kështu janë përballjet e shortit për play-off: – Atalanta – Borussia Dortmund – Bayer Leverkusen – Olympiacos – Juventus – Galatasaray – Atletico Madrid – Club Brugge – Newcastle – Qarabağ – Real Madrid – Benfica – Inter – Bodø/Glimt – Paris Saint-Germain – AS Monaco Ndeshjet luhen në dy etapa: • Ndeshjet e para: 17 dhe 18 shkurt 2026 • Ndeshjet e kthimit : 24 dhe 25 shkurt 2026. Fituesit e këtyre çifteve do të hyjnë në rrethin e 16-s së Champions League, ku do të ndeshen me klubet që siguruan vendet e para në fazën e ligës.