Plani për atentat kundër tij, Kurti: Ndjehem i sigurt, e kam ditur më herët NULL NULL 21.09.2022 12:42 21.09.2022 12:42 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar edhe një herë se ka qenë në dijeni të planit për atentatin kundër tij. Në një konferencë për media pas Samitit Digjital për Ballkanit Perëndimor, ai u shpreh se ndjehet i sigurt, por nuk e di sa i sigurt është, pasi siç tha ai, këtë e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. “Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do merren në vijim”. “Sa i përket masave që duhet të merren për Institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit, janë organet shtetërore të sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë