Plani i Qeverisë realizohet “veç” 48 për qind (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 15.02.2023 20:12 nga Flamur Gajtani 15.02.2023 20:12 12 muaj nuk mjaftuan që të arrihet as gjysma e 2937 planifikimeve, ku nga janari deri në dhjetor të 2022-ës Qeveria e Kosovës realizoi vetëm 48 për qind të Planit Strategjik Operacional. Më së shumti zbatim pati nga Ministria e Zhvillimit Rural e udhëhequr nga Fikrim Damka, pasuar nga ajo e Mbrojtjes më në krye Armend Mehajn dhe dikasteri për Komunitete dhe Kthim më në krye Nenad Rashiqin, raporton Klan Kosova. Ministra e Kulturës, ajo e Mjedisit bashkë me të Financave, mbyllin treshen me më së paku përmbushje të planit të punës. Nga 15 dikasteret, për atë të Punëve të Jashtme, Lëvizja FOL nuk arriti të marrë të dhëna. Lëvizja FOL këshillon që të mos mbushet plani i punës me planifikime që nuk janë të arritshme për një ministri. Monitorimi ku pyetësorët i dërgohen sekretarëve të ministrive do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. /Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.