Plagosi me thikë të miturin, arrestohet 18-vjeçari në Mat NULL NULL 14.02.2025 13:25 14.02.2025 13:25 Policia e Shqipërisë Një 18-vjeçar është arrestuar në Mat, i cili dyshohet se plagosi me thikë një të mitur. Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz pas një konflikti çasti. 18-vjeçari, banues në Laç, akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas euronews.al, 17-vjeçari i plagosur u transportua me helikopterë drejt Traumës ditën e djeshme. Ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, dhe sipas informacioneve të ardhura nga policia është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Klankosova.tv.