Plagoset një person në Prizren, dy të arrestuar NULL NULL 10.10.2023 17:10 10.10.2023 17:10 Shiriti i Policisë Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës rajonal i policisë në Prizren. Gashi tha se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona. Ai theksoi se në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë e zjarrit. “Rasti ka ndodhur në rrugën tranzitore. Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, tha Gashi. “Rasti po cilësohet si “Vrasje në tentativë”, theksoi ai.