Plagoset një person në Prizren NULL NULL 16.12.2025 14:56 16.12.2025 14:56 Një person është plagosur këtë të martë në Prizren. Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, për Klankosova.tv tha se gjendja e viktimës aktualisht është stabile. “Është sjell rreth orës 13:20 në Emergjencë pas ekzaminimeve në Emergjencë vazhdon trajtimin në Repartin e Ortopedisë”, tha ai për redaksinë. Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me policinë, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.