Plagoset një person në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq NULL NULL 01.12.2021 19:01 01.12.2021 19:01 Një person është plagosur me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.” “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24-vjeçar, ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, është shprehur Borovci. Tutje, Borovci tha se viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin”.
Big Brother VIP "Andi është piuni më i madh i Stresit brenda BBVK-së", thotë Xhuli (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023