Plagoset një i mitur në Istog NULL NULL 23.08.2024 11:48 23.08.2024 11:48 Foto ilustruese Një i mitur është plagosur ditën e së enjtes në Istog. Policia pas marrjes së kësaj nformate, kanë dalë në vendin e ngjarjes, përkatësisht në një poligon të armëve, ku kanë arrestuar një të dyshuar, përcjell Klankosova.tv. “Stacioni Policor nё Istog, me datё 22.08.2024, rreth orёs 16:00, ёshtё njoftuar nga QKMF-Istog, se ёshtё paraqitur njё person (i mitur), i cili ishte plagosur me armё zjarri. Njësitet relevante kanё dalё ne vendin e ngjarjes, ne njё Poligon tё Armёve nё qytetin e Istogut, ёshtё arrestuar i dyshuari nga i cili ёshtё sekuestruar arma, dhe pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në kumtesën e policisë.