Plagoset një 26-vjeçar pas një shpërthimi në Elbasan NULL NULL 14.07.2024 09:09 14.07.2024 09:09 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Pas një shpërthimi tritoli në një banesë në Elbasan, është plagosur një 26-vjeçar. Në njoftimin e policisë së Shqipërisë bëhet e ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. “Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse”. “Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.