Plagoset me thikë këngëtari në Shkodër NULL NULL 14.01.2025 11:44 14.01.2025 11:44 Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku. Sipas Policisë plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë teatrit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin Gjergj Dardha, 50 vjeç. Tregtari, i cili shiste fruta-perime përpara një marketi ka plagosur me thikë këngëtarin Ademir Fresku, i cili njëherësh është edhe pronar i një lokali afër me fruta-perime, njofton A2Cnn. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.