Plaçkitja në këmbimoren në Prishtinë, dyshohet se janë grabitur 50 mijë euro NULL NULL 18.12.2023 11:59 18.12.2023 11:59 Një grabitje e armatosur ka ndodhur në paraditen e sotme në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pronari i kësaj këmbimore i ka thënë Klan Kosovës se janë grabitur rreth 50 mijë euro. Rastin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti, theksoi se nën kërcënimin e armës është një grabitur një shumë parash “Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka theksuar Ahmeti.