Pjetër Shala largohet nga seanca i nervozuar (VIDEO) NULL NULL 28.03.2023 12:50 28.03.2023 12:50 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, kundër të cilit të martën është ftuar të dëshmojë dëshmitarja e dytë e mbrojtur, e identifikuar me numrin 6. Mirëpo i njëjti nuk do të dëgjohet nga ish komandant “Ujku” i UÇK-së, sepse Shala ka kërkuar të largohet nga seanca me arsyen se është nervozuar nga mënyra si po rrjedhë procesi dhe është në ankth, përcjell Klankosova.tv. Kërkesën e përcolli avokati i tij mbrojtës Jean Louis Gilissen. “Ai është pak nervoz, nuk i pëlqen si po shkojnë zhvillimet dhe preferon ta ndjekë seancën me videolidhje. E takuam dy herë, ishte shumë nervoz, në ankth, po dridhej. Andaj shpresoj të na merrni parasysh kërkesën për ta lejuar të kthehet në paraburgim dhe ta ndjekë seancën me videolidhje.” Pasi kryetarja e trupit gjykues i ofroi dy mundësi Shalës, të qëndrojë në sallë deri sa t’i rregullohej video-lidhja në qendrën e paraburgimit, gjë që do të merrte kohë, apo të hiqte dorë nga pjesëmarrja në seancë krejtësisht. Shala zgjodhi të dytën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025