Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pjesëmarrja për “Vidovdanin” e sivjetmë pritet të jetë më e vogël (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 22.06.2023 20:40

Të enjten nuk ishte askush.

Por, pranë një monumenti të famshëm në Gazimestan të Obiliqit, pas gjashtë ditësh pritet të ketë dyndje të serbëve nga Kosova e Serbia.

Ata si çdo vit, mbledhen aty për të festuar Vidovdanin.

Sado që të jenë në numër, policët po thuhet se nuk do të ketë punë më shumë atë ditë.

Sipas, drejtorit të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, nuk pret që atë ditë do të ketë telashe, njofton Klan Kosova.

Nëse gjendja e krijuar në veri të Kosovës nuk do të krijojë tensione në jug, numri i qytetarëve serbë që do të shkojnë aty për shënimin e 634-vjetorit të betejës së humbur përballë osmanëve, po thuhet se do të jetë më i vogël.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme