Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punimet në rrjetin e ujësjellësit NULL NULL 20.06.2025 21:20 20.06.2025 21:20 Foto ilustruese Pjesa veriore e Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së shtunë. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ku në njoftimin e saj u bë e ditur që ndërprerja e furnizimit me ujë vjen për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Mbreti Petar”, transmeton Klankosova.tv. “Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit. Shpresojmë që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025