Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pjaniq: E ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme

NULL NULL
12.01.2023 17:39

Lojtari Miralem Pjaniq, ka thënë se kalimi i Cristiano Ronaldos tek  klubi saudit, Al-Nassr, nuk duhet të jetë befasi, pasi sipas tij, e ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme.

Pjaniq, i cili luajti përkrah Ronaldos në Juventus dhe u më pas u transferua tek skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah,ka thënë se aventura e fundit e superyllit portugez ka kuptim të përsosur.

“Është një klub shumë ambicioz, jam i bindur se e ardhmja e futbollit do të jetë në Lindjen e Mesme. Ka shtete që kanë shumë për të ofruar, por potenciali i tyre ende nuk është përmbushur. Sigurisht që futbolli do të zhvillohet këtu. Kjo është arsyeja pse nuk u befasova nga vendimi i Ronaldos. Futbolli në Arabi nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se do të kontribuojë në zhvillimin e sportit në vend”, tha boshnjaku.

Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit ndërkombëtar, është ende duke pritur për debutimin e tij për Al-Nassr, për shkak të një dënimi me dy ndeshje moslojë në Angli, për goditjen e telefonit nga dora e një tifozi të ri të Evertonit, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.