Pitt rrëzohet shkallëve, shenjë në fytyrë NULL NULL 27.04.2015 15:52 27.04.2015 15:52 Brad Pitt ka shëmtuar fytyrën e tij përkohësisht pas një incidenti të ndodhur për shkak të shpejtësisë, errësirës, shapkave dhe shkallëve. Aktori i famshëm është parë me një shenjë në faqen e tij ditën e shtunë, në një event bamirësie për autizmin në Hollivud. Ditën e dielë, Pitt ka sqaruar: “Kjo ndodh kur përpiqesh të vraposh nëpër shkallë në errësirë, me krahët plot dhe i veshur me shapka. Edhe pse përpiqesh të mbrohesh, rezultati është një shenjë në fytyrë”. Dëmtimi i tij në faqe ishte tepër i dukshëm, edhe pse aktori ishte munduar të mbulonte fytyrën e tij me mjekrën, të cilën e ka për rolin në filmin ‘The Big Short’, i cili po xhirohet në Nju Orlins. /tch/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Adelina Ismaili publikon pesë këngë: Kushtuar grave e vajzave që guxojnë t’i thonë STOP dhunës (VIDEO) 01/07/2025