Pistorius lirohet me kusht NULL NULL 09.06.2015 10:58 09.06.2015 10:58 Oscar Pistorius do të lirohet me kusht në 21 gusht, thuhet nga autoritetet e drejtësisë së Afrikës së Jugut. Ai u dënua me dhjetë muaj burg për shkak të vrasjes të së dashurës së ij. Atleti paraolimpik ishte dënuar me pesë vite burgim në vitin 2014 për vrasje të së dashurës së tij Reeva Steenkamp. Prindërit e kësaj të fundit kanë thënë se ky dënim nuk është i mjaftueshëm duke pasur parasysh që bëhet fjale për marrjen e jetës së një personi, transmeton Klan Kosova. Sipas ligjeve të Afrikës së Jugut, Pistorius ka të drejtë të lirisë nën mbikëqyrje duke pasur parasysh ngritjen e gjashtë aktakuzave ndaj tij. Komisioneri Afrikano Jugor i Shërbimeve Korrektuese, Zach Modise, ka thënë për BBC se burgu Kgosi Mampuru II në Pretoria, ku Pistorius po e kryen dënimin e tij ka dhënë rekomandimin lidhur me këtë lirim me kusht. Ky vendim do të ngrisë debat kombëtar në Afrikën e Jugut lidhur me parimin e respektimit të ligjit, ka thënë analisti Milton Nkosi për BBC. / klankosova.tv